Zëvendësministri Krasniqi ka një lajm të mirë për bujqit: Po investohen 5 milionë euro në ferma blegtorale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zëvendësministri Krasniqi ka një lajm të mirë për bujqit: Po investohen 5 milionë euro në ferma blegtorale

16:54 | 28 Shkurt 2019

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi ka thënë se Ministria e Bujqësisë po investon 5 milionë euro në ferma blegtorale.

Ministria e Bujqësisë, po vazhdon mbështetjen e fermave blegtorale e bashkë me këtë edhe ndërtimin e qendrave grumbulluese në rajone të ndryshme të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se kjo ministri me një buxhet prej 5 milionë euro ka përkrahur financiarisht në formën e granteve investive 152 projekte bujqësore në sektorin e qumështit, në mesin e tyre edhe dy projekte për ndërtimin e qendrave grumbulluese.

Postimi i plotë i Krasniqit

152ProjekteMBPZHR, për ferma/stalla/pika grumbulluese.

Mbështetje përmes granteve investive edhe për:

54ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e majmërisë së viçave.

71ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin për lopë qumështore.
25ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e qumështit nga delet dhe dhitë.
2pika grumbulluese për qumësht.

Të dhënat tregojnë se bashkëinvestimet e MPBZHR-së në përkrahje të këtyre sektorëve kapin shumën në afër 5 milion euro, projekte këto që janë realizuar dhe janë në realizim e sipër!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!