Zëvendësministri Ministri Sallahu akuza Behgjet Shalës: I ke keqpërdorur 100 mijë euro, na kurse nga këshillat për Asociacionin

13:18 | 07 November 2022

Zëvendësministri Ministri Sallahu akuza Behgjet Shalës: I ke keqpërdorur 100 mijë euro, na kurse nga këshillat për Asociacionin.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, thotë se KMDLNJ i ka keqpërdorë 100 mijë euro të taksapaguesve, prandaj shprehet që ky institucion t’i kursejë nga këshillat për themelimin e Asociacionit.

Sipas tij, Asociacioni do ta deformonte shtetin.

“Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin”, është shprehur ai.

Postimi i tij i plotë:

KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100.000€ të taksapaguesve. Rastin e kemi dërguar në Gjykatë dhe këta që supozohet t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, le të përgatiten ta mbrojnë fillimisht veten para drejtësisë!

Do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike, të na kursejnë nga këshillat e themelimit tê Asociacionit që na e deformon shtetin!

Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Ne i respektojmë ato maksimalisht. Por, liritë dhe të drejtat e njeriut i cënojnë pikërisht ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni, i cili në thelb është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes të cilës rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komento: