Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian del kundër korrigjimit të kufijve

19:16 | 02 Janar 2019

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland ka qëndruar sot në Kosovë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në konferencë të përbashkët Wieland, sikur herën e fundit kur ka qëndruar në Prishtinë, ka propozuar që të mos flitet për datë të caktuar të liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.

“Do të ju përkrah që të mos ketë kushte tjera, përpos atyre që keni pasë. Fatkeqësisht nuk mund të ju premtoj se kur mund të bëhet kjo sepse ka disa qeveri që nuk janë të bindura që ta përkrahin”.

Ndërsa gjermani ka folur edhe për idenë e propozuar për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi, që sipas tij është e pavend.

“Edhe nga Kancelarja Angela Merkle është thënë qartë që nuk mendojmë që është hap i mirë ndryshimi i kufirit në këto rajone të veçanta sepse ka më shumë ndikime sesa në rajonet tjera gjithandej në botë”, ka thënë Wieland.

“Nuk është ide e mirë dhe duhet të merremi me atë që kemi dhe t’u shpërbejmë njerëzve dhe jo të vendosim fatmaorganë në horizont”.

Komento: