Zgjatet izolimi në Gjermani

10:51 | 23 March 2021

Angela Merkel zgjat izolimin në Gjermani

Takimi i kancelares Merkel me 16 kryeministrat e landeve miratoi dje zgjatjen e izolimit të pjesshëm deri më 18 prill duke pasur parasysh shtimin e rasteve me koronavirus në vend.

Një situatë më e ashpër pritet gjatë javës së Pashkës, ku do mbyllen edhe dyqanet e supermarketet, raporton A2.

Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit sikurse në shumë shtete të tjera të Europës, ku vaksina e AstraZeneca është bërë një problem i ditës; në njërën anë disa shtete nuk po e përdorin ende dhe në krahun tjetër Komisioni Europian po i bën presion të respektojë kontratën me dërgesat.

Komento: