Sokol Haliti është rizgjedhur kryetar në Viti.
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme. Sot delegatët e kuvendit zgjedhor të Vitisë e kanë rizgjedhur kryetar Sokol Halitin
Përmes një njoftimi të partisë, thuhet se ka pasur interesim të madh të qytetarëve dhe të anëtarësisë.
“Sot, delegatët e Kuvendit zgjedhor të Degës së LDK-së në Viti edhe një mandat kanë rizgjedhur kryetar, Sokol Halitin. Gjatë procesit ka pasur interesim të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë”, thuhet në njoftim
Sivjet zgjedhjet në LDK kanë nisur më 8 mars. Janë paraparë të përfundojnë në fund të verës, megjithëse, ka pasur paralajmërime se mund të shtyhen edhe deri në vjeshtë, kur edhe pritet të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë.