Zgjedhja e kryeministrit të ri britanik, vjen reagimi i Merkelit

21:15 | 23 Korrik 2019

Merkeli ka reaguar ndaj zgjedhjes së kryeministrit të ri britanik.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi sot kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson duke insistuar mbi faktin se ajo kërkon një miqësi të ngushti me Britaninë e Madhe, që është duke u larguar nga BE-ja.

“Përgëzoj Boris Johnson dhe gëzohem për një bashkëpunim të mirë. dy vendet tona duhet të vazhdojnë të jenë të bashkuara nga një miqësi e ngushtë”, shkruan në “Tëitter” zëdhënësja Ulrike Demmer duke cituar Merkelin.

Një prej deklaratave të para të Boris Johnson pas zgjedhjes së tij ishte të premtonte, sikurse e kishte bërë gjatë fushatës së tij, që Brexit do të ndodhë më 31 tetor, data e re e parashikuar pasi Britania e Madhe dështoi të ratifikonte marrëveshjen e negociuar me BE-në para fundit të marsit.

Komento: