Zgjedhja e kryeprokurorëve të rinj, vjen reagimi i shoqërive civile – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zgjedhja e kryeprokurorëve të rinj, vjen reagimi i shoqërive civile

20:36 | 24 Dhjetor 2019

Shoqëritë civile kanë reaguar kundër zgjedhjes së kryeprokurorëve të rinj.

Procesi i zgjedhjes së dy kryeprokurorëve u shoqërua me reagime të shumta nga shoqëria civile

Blerim Isufja me një janar do të marr pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

E po në të njëjtën datë, detyrë të re do ta marrë edhe Kujtim Munishi.

Që të dy janë zgjedhur në këto pozita një ditë më parë nga Këshilli Prokurorial.

Por, procesi i zgjedhjes së dy kryeprokurorëve në vazhdimësi është shoqërua me reagime të shumta nga shoqëria civile.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, po e kontestojnë kredibilitetin e dy të zgjedhurve nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, pasi që ata morën votat e plota nga anëtarët e KPK-së.

Sipas Miftaraj, kryeprokurori i ri i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi është ballafaquar me skandale përgjatë karrierës së tij.

Për këtë arsye, ai beson se ndaj anëtarëve të Këshillit Prokurorial, është ushtruar presion për ta votuar kandidatin Munishi.

Me sy kritik, këtë proces po e shohin edhe nga organizata Çohu.

Ata po e kritikojnë zgjatjen e procesit të zgjedhjes së kryeprokurorëve.

Mirëpo Demhasaj, nuk dyshon në kredibiltetin e dy kryeprokurorëve të zgjedhur.

E për të njëjtën çështje ka reaguar edhe Grupi Për Studime Juridike dhe Politike.

Ata përmes një postimi në Facebook, shfaqën shqetësimin e tyre lidhur me procesin e zgjedhjes së dy kryeprokurorëve. Madje kjo organizatë procesin e zgjedhjeve të këtyre dy kryeprokurorëve e konsideron si jo kushtetuese, pasi që sipas tyre nuk ka garantuar parimin e barazisë para ligjit.

Ndërkohë, T7 ka provuar gjatë gjithë ditës që të kontaktojë me kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, lidhur me këto reagime të shoqërisë civile.

Mirëpo i njëjti nuk ka pranuar t’i komentojë, veçse ka thënë se këto pyetje mund t’ia parashtrojnë në konferencën e radhës të KPK-së këtë të premte.

Komento: