Zgjedhja e presidentit, Kryeministri Kurti sot takohet me Abdixhikun

08:35 | 02 Mars 2026
zgjedhja-e-presidentit,-kryeministri-kurti-sot-takohet-me-abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në vend. Ende nuk dihet vendi dhe ora e mbajtjes së takimit. Takimet e fundit Kurti me liderë të partive politike janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pas kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare. Të shtunën, Kurti ka takuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit. Po kështu të hënën ka për të takuar Albin Kurti edhe Lumir Abdixhikun.

Hamza pas takimit të së shtunës me Kurtin, tha se i ka propozuar kreut të LVV-së, ofertën që kandidati për president të propozohet nga PDK. Më 4 mars përfundon afati i zgjedhjes së presidentit, mos finalizimi i këtij procesi e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Komento: