
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, duke folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, gjë për të cilin afati kushtetues është më pak se 30 ditë, tha se do të takojë liderët e partive opozitare për të parë “rrugën para.”
Ai tha në konferencë për shtyp se “është mirë” që të jenë “85 a 86” në sallë “për të qenë të sigurt” që zgjedhjet presidenti.
“Duhet të presim që të ndodhin ato takime. Do të bëjë ftesa. Padyshim që do të bëjë ftesa për takime, për kryetarët e partive opozitare, në mënyrë që të shohim rrugët para që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve, dhe po e ritheksojë që nuk besoj është të mirë jemi veç 81, duhet të jemi 85 a 86 që të jemi të sigurt që ta zgjedhim presidentin, dhe për këtë do të zhvilloj takime, por çfarë oferta e kërkesa do të ketë në ato takime ,duhet të presi mtë ndodhin ato takime,” tha ai.