Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar

23:26 | 05 Dhjetor 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar

Përafërsisht edhe tre javë na ndajnë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të cilat po mbahen si të parakohshme me qëllim të tejkalimit të ngërqit politik në vend.

Sot Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se deri tani janë regjistruar 63,997 qytetarë nga diaspora për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një njoftim për media, KQZ-ja ka përkujtuar bashkatdhetarët se ka mbetur vetëm një ditë afat për aplikimin dhe regjistrimin për të votuar jashtë Kosovës.

“Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet,” thuhet në njoftimin e KQZ-së në Facebook.

Komento: