Zgjedhjet e 30 qershorit, ky është kandidati i PS për Tiranën

23:46 | 04 Mars 2019

Edi Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyhet edhe pa opozitën.

Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në fund të muajit qershor.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se Rama kishte nënvizuar se ai vetë nuk kishte një tjetër emër duke pyetur Asamblenë nëse kanë ndonjë emër tjetër për të propozuar.

Po të njëjtat burime shprehen se nga Asambleja e PS-së në Tiranë nuk është propozuar njeri-tjetër, duke lënë të kuptohet deri më tani se Erion Veliaj do të jetë kandidati potencial i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Top Channel.

Gjithashtu mësohet se kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyhet edhe pa opozitën.

“Të gjithë kandidatët do t’iu nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin. Zgjedhjet lokale do të bëhen me ose pa ata”, mësohet të ketë thënë Rama.

Komento: