Zgjedhjet e 6 tetorit, vëzhguesit e BE-së po vijnë në Kosovë

09:06 | 03 September 2019

Me 6 tetor Kosova do t’i mbaj zgjedhjet e parakohshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me zyrën e BE-së në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është paralajmëruar në mbledhjen e KQZ-së, një ditë më parë, por akoma nuk është bërë e ditur ora se kur do të mbahet ceremonia e nënshkrimit.

Me këtë rast pritet të bëhet e ditur se sa do të jetë numri i vëzhguesve që do të vijnë nga Bashkimi Evropian për të monitoruar procesin zgjedhor në vendin tonë. Edhe në zgjedhjet e vitit 2017 (Parlamentare dhe Lokale) BE-ja kishte sjellur në Kosovë një mision të veçantë për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në fund të muajit gusht Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka drejtuar ftesë Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, e cila është pranuar brenda pak ditësh dhe sot pritet konkretizimi i saj përmes nënshkrimit.

Komento: