Zgjedhjet e jashtëzakonshme, ja sa persona kanë votuar në komunat veriore

20:15 | 19 Maj 2019

Dalja e votuesve në katër komunat veriore 42.2%.

Dalja e votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore është rreth 42.2 pë qind, nga 24 595 votues me të drejtë vote .

Zubin Potoku kryeson me daljen me të lartë të votuesve me 50.74%, respektivisht 4,331 votues, pasuar nga Zveçani me 45.17%, respektivisht 4,169 votues, në Leposaviq kanë dalë 41.57% të votuesve, repsktivisht 7550 votues dhe në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 8,545 persona, 38.74%.

Të gjitha vendvotimet janë mbyllur në orën 19:00.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor ka njoftuar se procesi zgjedhor është zhvilluar pa probleme.

“87 vendvotimet në katër komunat veriore janë mbyllur në kohën e paraprë”.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem”.

Nga KQZ kanë njoftuar se në orët në vijim do të njofojnë për rezultatet preliminare.

Komento: