Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, dalin rezultatet e para, ja kush po prinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, dalin rezultatet e para, ja kush po prinë

21:35 | 19 Maj 2019

Publikohen rezultatet e para.

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), i cili ka vëzhguar tërë procesin zgjedhor për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të mbajtura sot në veri të vendit.

Në Mitrovicën e Veriut, në garën për kryetar ka fituar Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Partia e njëjtë ka fituar edhe në Zubin Potok, Leposaviq e në Zveçan.

Lista Serbe i ka fituar zgjedhjet bindshëm në të gjitha komunat, duke marrë mbi 95 për qind të votave në secilën.

Rezultatet preliminare të DnV-së për 85% të vendvotimeve të numëruara janë:

Mitrovicë e Veriut:

Lista Serbe, Goran Rakic (95.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)

Zubin Potok:

Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)
Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:

Lista Serbe, Zoran Todic (96.4%)
Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)
Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)

Zveçan

Lista Serbe, Vucina Jankovic (96.4%)
Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)
Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)

Komento: