Zgjedhjet e jashtëzakonshme, partitë heqin vijat e kuqe

20:32 | 02 Janar 2021

Partitë pa vija të kuqe për koalicione.

Subjektet politike kanë pak vija të kuqe ndaj njëra-tjetrës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen këtë fillimvit.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti, e as ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Kufizime bashkëpunimi nuk kanë as Partia Demokratike e Kosovës dhe as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, Vetëvendosje është ajo që nuk dëshiron të bashkëpunojë me “klubin e stërvjetruar politik”, përveç me listën e Vjosa Osmanit, meqë beson se do t’i fitojë e vetme zgjedhjet.

https://www.youtube.com/watch?v=nVxbrRPgii0&feature=emb_title

Komento: