Zgjedhjet e reja, Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së, flasin për mobilizim e maksimizim të votës në Drenas

17:56 | 09 Dhjetor 2025
Zgjedhjet e reja, Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së, flasin për mobilizim e maksimizim të votës në Drenas

Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, e ka pritur sot në një takim në zyrat e PDK-së, Ramiz Lladrvocin. Hamza ka thënë se në takim kanë biseduar rreth mobilizimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimin për ta maksimizuar votën në Drenas. Kandidati për kryeministër ka thënë se PDK në Drenas është e bashkuar dhe e gatshme për fitore.

“Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci.Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.

PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore”, ka shkruar Hamza.

Komento: