Në këto dy data mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme

11:59 | 05 August 2019

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që shpërndarja e Kuvendit të ndodh me 22 gusht.

Më këtë vendim, zgjedhjet tani janë të pashmangshme ndërsa dy datat e mundeshe që do të mbahen ato janë 29 shtator ose 6 tetor.

Shefi i deputetëve të NISMA-së, Bilall Sherifi, ka thënë se 22 gushti është caktuar me kërkesë të BE-së, pasi që ata kanë kërkuar që të kenë më shumë kohë për të përgatitur misionet e tyre që do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Përveç kësaj Sherifi ka thënë se fundi i shtatorit apo fillimi i tetorit (29 shtator apo 6 tetor)do të jetë koha e përafërt kur do të mbahen zgjedhjet e reja.

“Fundi i shtatorit, fillimi i tetorit do të jetë koha më e përafërt për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Sherifi. /ORAinfo/

Komento: