Zgjedhjet komunale, Zemaj viziton edhe Podujevën

15:46 | 29 Nëntor 2020

Po mbahen zgjedhjet komunale në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Podujevën, për të parë nëse po respektohen masat anti-Covid derisa po votohet për të parin e komunës, raporton Express

Zemaj ka shkuar në Podujevë për të mbikëqyrë nëse po respektohen masat anti-Covid të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ai gjatë ditës ka qenë edhe në Mitrovicën e Veriut.

Në këto dy komuna po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar masat të cilat duhet të respektohen gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje.

KQZ ka njoftuar se për të votuar duhet të mbahet maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, po ashtu duhet të mbahet distanca fizike prej 2 metrave, derisa qytetarët presin në radhë për të hyrë në vendvotim e po ashtu brenda vendvotimit.

Gjatë hyrjes duhet të dezinfektohen duart, ndërkaq pas dezinfektimit të duarve duhet të prezantohet dokumenti i identifikimit duhet të hiqet maska mbrojtëse për t’u identifikuar nga anëtari i vendvotimit.

Këto janë të gjitha masat që duhet të zbatohen sot gjatë votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut:

Komento: