
Procesi i numërimit të votave për kandidatët e asambleve komunale po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit.
Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në disa komuna procesi i numërimit është ende në vazhdim, ndërsa në disa të tjera tashmë ka përfunduar.
Në Prishtinë, deri tani janë procesuar votat nga 254 vendvotime, nga gjithsej 268.
Sipas rezultateve që shihni në tabelën e mëposhtme, LDK-ja ka 27 mijë e 102 vota, PDK-ja 21 mijë e 116, derisa e treta radhitet LVV-ja me 20 mijë e 169.
