Zgjedhjet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, publikohet agjenda e 6 korrikut

15:09 | 04 Korrik 2024
zgjedhjet-ne-asociacionin-e-gazetareve-te-kosoves,-publikohet-agjenda-e-6-korrikut

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur agjendën e Kuvendit Zgjedhor që do të mbahet më 6 korrik në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Regjistrimi do të fillojë në orën 11:00 dhe në orën 15:00 pritet të shpallen rezultatet përfundimtare.

Agjenda e Kuvendit Zgjedhor:

11:00 Regjistrimi;

11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;

11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;

12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;

12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;

12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;

12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;

15:00 Shpallja e rezultateve.

Komento: