Nesër do të ketë zgjedhje në veri të Kosovës.
Nesër pritet që në ora 07:00 të mëngjesit të hapen kutitë e votimit ku do të votohen katër kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka ftuar sonte qytetarët serbë në veri të Kosovës që të dalin nesër në zgjedhje për kryetarët e katër komunave.
“Le të dalin nesër në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat verore të Kosovës – Zveçan, Leposavic, Zubin Potok e Mitrovicë. Mos t’ju vijë vështirë, le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuciq për televizionin serb “Pink”.
`Sipas fjalëve të tij, hapja e Koridorit 10, në ceremoninë e të cilës ka marrë pjesë, “është nxitje për popullin tonë në Kosovë”. “Ky duhet të jetë simbol i qartë se jemi me ta”, ka thënë ai.