Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ja kush ka shkuar në balotazh

23:55 | 21 Prill 2019

Janë numëruar rreth 97% e votimeve në Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të publikimit të rezultateve të deri tanishme të KSHZ-së, Pendarovski dhe Siljanovska do të shkojnë në balotazh.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar rezultatet e mbi 97 për qind të votave të numëruara.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KSHZ, del se kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova dhe kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski do të shkojnë në balotazh, shkruan lajmi.net.

Sipas KSHZ-së, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42.58 për qind.

Pason kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,72 për qind.

Ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,35 për qind.

Pasi Siljanovska dhe Pendarovski nuk kanë arritur që të marrin mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, ata do të garojnë në balotazh më 5 maj.

Komento: