Deri në ora 17:00, gjithsejtë kanë votuar 703 mijë e 597 qytetarë apo 38.78 për qind e votuesve, në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njësive zgjedhore, njësia e katërt ka jehonën më të madhe të votuesve deri në ora 17:00, ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në njësinë 6 zgjedhore, njofton Insajderi.
Në njësinë zgjedhore 1 dalja e votuesve është 41.07%, në njësinë zgjedhore 2 dalja e votuesve është 36.98%, në njësinë zgjedhore 3 dalja e votuesve është 43.85%, në njësinë zgjedhore 4 dalja e votuesve është 43.99%, në njësinë zgjedhore 5 dalja e votuesve është 38.21%, në njësinë zgjedhore 6 dalja e votuesve është 29.6%.