Zgjedhjet në MV: Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së

08:33 | 09 Maj 2024
zgjedhjet-ne-mv:-bytyqi-jep-doreheqje-nga-posti-i-nenkryetarit-te-lsdm-se

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni të Veriut, Fatmir Bytyqi, ka njoftuar se pas rezultatit të sotëm të LSDM-së, jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të socialdemokratëve.

“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt është pikërisht ai. Dhe dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik”, shkroi ai në postimin në Facebook. /zhurnal.mk

Komento: