Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Kosova merr lajmin e madh

23:11 | 26 May 2019

Në Parlamentin Evropian, sot janë mbajtur zgjedhjet.

Njohësi i çështjeve politike nga KDI, Artan Murati, ka komentuar rezultatet preliminare të Parlamentit Evropian, shkruan lajmi.net.

Murati përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se në bazë të këtyre rezultateve, është lajm i mirë për Kosovën.

Kjo për faktin se siç është shprehur Murati, Liberalët dhe të Gjelbrit, tash e sa kohë janë avokuesit më të mëdhenj pro Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Përgjithësi.

“Lajmi i mirë është që nuk do të përballemi me partitë anti-BE, të cilat janë rrjedhimisht edhe anti-zgjerim. Kosova, në skenarin më të keq, do të vazhdojë të përballet me një politikë konfuze të BE-së nga subjektet tradicionaliste të saj. Megjithatë ka shpresë për më mire. Liberalet dhe të gjelbrit tash e sa vite janë avokuesit më të mëdhenj pro Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka shkruar Murati ndër të tjera.

Postimi i plotë i Muratit pa ndërhyrje:

Pak fjale per zgjedhjet ne BE dhe driten ne fund te tunelit per Kosoven e Ballkanin

Me rezultatet preliminare per Parlamentin Evropian, partite e ekstremit te djathte e me sendiment anti-BE nuk do te kene rol te madh ne legjislaturen e re, e rrjedhimisht as ne Komisionin e ri qe do te formohet pas zgjedhjeve. Perkundrazi, perkunder renies se vogel ne mandate, dy grupet tradicionalisht me te medha ne PE, Partia Popullore Evropiane dhe Socialdemokratet, do te mbesin forcat kryesore ne Parlament. Liberalet dhe te gjelbertit, ne anen tjeter, jane pjesa me e bukur e ketyre zgjedhjeve, duke pasur rritje te konsiderueshme.

Cka do te thote kjo per Kosoven?

Lajmi i mire eshte qe nuk do te perballemi me partite anti-BE, te cilat jane rrjedhimisht edhe anti-zgjerim. Kosova, ne skenarin me te keq, do te vazhdoje te perballet me nje politike konfuze te BE-se nga subjektet tradicionaliste te saj. Megjithate ka shprese per me mire. Liberalet dhe te gjelbertit tash e sa vite jane avokuesit me te medhenj pro Kosoves dhe Ballkanit ne pergjithesi. Deputetet e ALDE dhe te Gjelberve kane qene shpeshhere zeri i munguar i Ballkanit Perendimor ne Parlament Evropian. Me nje Komision Evropian me me shume liberal, BE do te ece me shpejt, sikurse edhe vete procesi integrues i te gjithe Ballkanit.

BE-ja nuk ka me arsyetime pse duhet ta ngadalesoj kete proces. Hiq disa shtete anetare (Hungari, Poloni) dhe Brexit-in qe po perfundon, tani duhet te kete koncentrim me te madh ne konkretizimin e politikave karshi Ballkanit ne pergjithesi, e Kosoves ne vecanti. Nje drite ne fund te tunelit.

Komento: