Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Të luftojmë në çdo formë demokratike në shtetin që s’na njeh flamurin dhe na pasivizon adresat

22:43 | 26 Nëntor 2023
zgjedhjet-ne-serbi,-kamberi:-te-luftojme-ne-cdo-forme-demokratike-ne-shtetin-qe-s’na-njeh-flamurin-dhe-na-pasivizon-adresat

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se do synojë të zgjidhet prapë deputet në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit si bartësi i ”Koalicionit të shqiptarëve të Luginës” e cila është certifikuar nga Komisioni Qendror i Serbisë dhe do ketë numrin 13.

“Të nderuar shqiptarë të Luginës së Preshevës, e di zgjedhjet e shpeshta janë të tepërta, sidomos për ju. Të lehta nuk janë as për ne. E rëndësishme të vazhdojnë dhe të luftojmë në çdo formë demokratike edhe në Parlamentin që na duan më së paku, e prej nga zëri ynë dëgjohet më së shumti”, tha ia përmes një video-mesazhi në Facebook.

Kamberi ka theksuar se diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të jetë i përditshëm, dhe se “urrejtja që ka ushqyer ky pushtet autokrat ndaj shqiptarëve si popull, e Kosovës si shtet është i pa precedent, ndaj tyre nuk duhet heshtur”.

Komento: