Zgjedhjet në SHBA, Kurti pyetet se a do ta përkrahë sërish Bidenin: Nënkuptohet pa e thënë

13:33 | 19 Mars 2024
zgjedhjet-ne-shba,-kurti-pyetet-se-a-do-ta-perkrahe-serish-bidenin:-nenkuptohet-pa-e-thene

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në podcastin “The Rest is Politics” që udhëhiqet nga Rory Stewart dhe Alastair Campbell, është pyetur për mbështetjen që i kishte dhënë presidentit amerikan Joe Biden, në zgjedhjet e kaluara presidenciale, përplasjet që kishte pasur me administratën e Trumpit dhe së fundmi edhe me atë Biden.

Kurti është pyetur nëse kjo mund të ketë implikime për Kosovën, kushdo që fiton zgjedhjet në SHBA. Kurti tha se se kushdo që të fitojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, nuk mendon se gjërat do të ndryshojnë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti tha se Kosova në sytë e Washingtonit do të vazhdojë të jetë Republikë e pavarur, sovrane dhe demokratike.

“Para zgjedhjeve të kaluara në SHBA, publikisht e kam mbështetur presidentin Biden. Mendoj se në një nivel, kushdo që fiton në SHBA, Kosova do të vazhdojë të jetë e republikë e pavarur, sovrane dhe demokratike në sytë e Washingtonit. Sidoqoftë gjërat po ndryshojnë shpejt dhe njerëzit janë të shqetësuar. Në rastin e zgjedhjeve të ardhshme është e vështirë ta parashikosh tani. Sidqoftë unë besoj që Kosova dhe SHBA do të vazhdojnë të ketë marrëdhënie të shkëlqyera, ne i kemi si aleatë të domosdoshëm për mbrojtjen dhe sigurimin e shtetit tonë dhe ndoshta ne shpenzojmë pak si shumë kohë duke menduar kush do të fitojë në SHBA”, u shpreh Kurti.

I pyetur se a do ta mbështesë Joe Bidenin në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti, Kurti thotë se kjo nënkuptohet.

“Kjo nënkuptohet pa e thënë sepse jam social demokrat”, u shpreh Kurti.

Kurti, përmes një video-mesazhi në vitin 2020 kishte ftuar shqiptarët në SHBA, ta votojnë kandidatin për president të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.

Animi i Kurtit për Bidenin, ishte konsideruar si ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA-së.

Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti, Donald Trump janë kandidatët kryesorë për nominimet presidenciale demokrate dhe republikane të cilët pritet të përballen me njëri-tjetrin në një rindeshje në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. /Reporteri.net/

Komento: