Zgjedhjet në SHBA, ky është reagimi më i fudnit nga Donald Trump

07:41 | 04 Nëntor 2020

Donald Trump flet për një fitore të madhe.

Pas deklaratës për shtyp që bëri kandidati demokrat, Joe Biden ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump.

Trump reagimin e tij të parë pas votimit në SHBA e ka bërë me anë të një postimi në Tëitter.

“Unë do të bëj një deklaratë për shtyp sonte. Një fitorë e madhe”- shkruan Trump në Tëitter.

Trump gjithashtu ka shtuar se janë para me rezultat, megjithatë, thotë se po tentojnë t’ua “vjedhin” fitoren në zgjedhje.

“Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Nuk mund të votohet pasi të mbyllen sondazhet”, ka shkruar ai.

Komento: