Deri në orën 12:00 kanë votuar 27.18% të qytetarëve në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur pjesëmarrjen e votuesve deri në ora 12:00.
Sipas njoftimit deri në orën 12:00 në Shqipëri kanë votuar 27.18% të qytetarëve në rang vendi.
Përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ndërsa më e ulët, raportohet në Qarkun e Gjirokastrës, të Elbasanit dhe të Dibrës.
Kujtojmë se Shqipëria është duke mbajtur zgjedhjet parlamentare sot, dhe Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur.