Zgjedhjet në Shqipëri, votojnë Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj

11:49 | 30 Qershor 2019

Po mbahen zgjedhjet në Shqipëri.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj dhe bashkëshortja e tij, Besa Shahini e cila është ministre e arsimit në Shqipëri kanë votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Shqipëri.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Shahini ka shkruar “Votues për herë të parë” duke postuar edhe disa fotografi ku shihen së bashku me Molliqajn, shkruan Gazeta Insajderi.

Shahini së fundi ka marr postin e ministres kurse ka dy muaj që është martuar me anëtarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Komento: