Zgjedhjet në Turqi, Erdogan sapo mori një lajm shumë të keq

21:14 | 01 April 2019

Zyrtarisht Erdogan e humb Stambollin.

Janë numëruar 100 për qind të votave në Stamboll, dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka humbur zyrtarisht bastionin e tij.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Agency, janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve lokale në Stamboll.

Ekrem İmamoğlu i Partisë Republikane Popullore ka fituar 48,79 për qind, ndërsa kandidat nga AKP-ja e Erdoganit, Binali Yıldırım, ka fituar 48,51 për qind.

Kjo është hera e parë që Erdogan i ka humbur zgjedhjet në Stamboll, të cilin e ka udhëhequr edhe vetë gjatë mandatit 1994-1998.

Komento: