Zgjedhjet në veri, Ahmetaj: Synimi i Qeverisë nuk dihet, Kosova në rrugën pa adresë

18:47 | 15 Gusht 2023
zgjedhjet-ne-veri,-ahmetaj:-synimi-i-qeverise-nuk-dihet,-kosova-ne-rrugen-pa-adrese


Sipas ish-ministres për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, papjekuria e padituria e Qeverisë “Kurti e kanë sjellë veriun në situatë të tensionuar.

Ajo në një intervistë për Front Online tha se pushtetarët nuk kanë planë për shtensionim.

Ahmetaj thotë se është dashur negocim në Bruksel për marrëveshje e jo krijimi i krizave në vend.

“Kam dëgjuar variante të ndryshme nga Qeveria se cila do të duhej të ishte forma për tejkalimin e situatës. Qeveria është treguar aq e papjekur e paditur pasi është sjellë situata atje në këtë pikë. Në vend se të negocionte për arritjen finale të marrëveshjes në Bruksel ne e kemi zbërthyer atë në segmente dhe kemi krijuar kriza brenda vendit. Tani nuk ka zgjidhje e as plan se si të tejkalohet situata vetëm po ikin prej saj”, thotë ajo.

Ish-ministrja tha se synimi i Qeverisë për situatën në veri të vendit, nuk dihet.

Ajo deklaroi se Kosova momentalisht është në rrugën pa adresë.

“Kosova me qytetarët në veri jo vetëm që e ka humb momentumin, nuk po e dimë se çka po synon kjo Qeveri të arri. Ne i kemi raportet me BE në pikën më të ulët prej kur një qytetar din për vetveten prej kur janë deklaruar pro anëtarësimit në BE dhe politikave të tyre ende Kosova pa qenë shtet dhe situata e tillë na ka pruar në këtë gjendje pa krye. Ne në përgjithësi me Kosovën jemi në rrugën pa adresë”, deklaroi Ahmetaj.

Komento: