Zgjedhjet në veri, Çitaku: U cënua sovraniteti, Kurti fajtor

21:01 | 25 Prill 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka vlerësuar se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës kanë cënuar sovranitetin e vendit.

Sipas saj kjo ka ndodhur pasi që procesi zgjedhor nuk u mabjt nëpër objekte të rregullta por në konteniere.

“Unë besoj që secili prej nesh e ka parë me shqetësim situatën në veri dhe jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por që nga vera e vitit të kaluar. Asnjëherë më pak nuk ka pasur sovranitet dhe prezencë të institucioneve të Kosovës po flas për policinë, doganën e gjykatat. Çdo gjë që është ndërtuar për vite me radhë u rrënua për pak ditë, mbajtja e zgjedhjeve ka qenë e pashmangshme”, ka thënë Çitaku për Klan Kosova.

Po ashtu ajo e sheh si sfidë formimin e institucioneve pas rezultatit zgjedhor.

“Fatkeqësisht në ditën e zgjedhjeve ne kemi parë një degradim sepse as procesi zgjedhor nuk është mbajtur në objekte të rregullta, por nëpër kontejnerë edhe atë ditë është cenuar sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj”, shtoi Çitaku.

E fajtor për situatën e krijuar në veri, Çitaku e sheh fajtor kryeministrin Albin Kurti.

“Situata në veri nuk piku nga qielli, ne për dallim nga kryeministri Kurti se shohim tek njëri tjetri por jemi bashkë për të shtrirë sovranitetin dhe se kemi lënë vet, kemi garuar bashkë me të në këto zgjedhje. Fajtori kryesor është Beogradi, por fatkeqësisht është ndihmuar nga sjellja e papërgjegjshme dhe e pakoordinuar e kryeministrit Kurti verën e kaluar”, u shpreh Çitaku.

Para disa ditëve u mbajtën zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Me mospjesmarrjen në garë të Listës Serbe katër komunat për herë të parë që nga pavarsia do të udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.

Komento: