Zgjedhjet në veri, edhe Lista Serbe aplikon në KQZ

23:24 | 18 Prill 2019

Pritet që të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Lista Serbe është bërë partia e tretë, pas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit, në katër komunat veriore.

Ky aplikim ka ardhur pak orë para se të mbyllet afati për certifikim, për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar se përveç PDK-së dhe VV-së, aplikimin për pjesëmarrje në këto zgjedhje e kanë pranuar edhe nga Lista Serbe.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill ka marrë vendimin për mbajtjen e zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, dhanë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Të katër komunat në veri të vendit janë udhëhequr nga Lista Serbe.

Komento: