Vazhdon heshtja ende.
Ende nuk janë bërë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në katër komunat veriore.
Pavarësisht se tani do të duhej të ishin të ditura rezultatet, KQZ nuk e bëri një gjë të tillë.
Përpos që nuk u mbajt asnjëra nga konferenca për media të paralajmëruara, KQZ madje nuk publikoi rezultatet as në ueb-faqe.
Edhe pse nga KQZ u tha se rezultatet tashmë do të bëhen publike drejtë e në ueb-faqe dhe se nuk do të ketë konferencë, të njëjtat nuk u publikuan as aty.
Pra e diela e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit po mbyllet pa ndonjë rezultat nga Komisioni Qendror Zgjedhor, e kjo sipas tyre për shkak se janë në pritje të një komune.
Por rezultatet preliminare u publikuan vetëm nga Demokracia në Veprim, e si rezultat doli që Lista Serbe kishte më shumë përqindje të votave në këto katër komuna.