Vetëm 19 qendra të votimit pritet të hapen në zgjedhjet në katër komunat veriore më 23 prill, ku 13 prej tyre pritet të jenë qendra alternative.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor.
Kryesuesi i Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elashani tha se ky vendim ka dal pas vlerësimeve të organeve të sigurisë dhe Komisioneve komunale Zgjedhore për zgjedhjet në katër komunat veriore.
Ai tha se qendrat alternative të votimit do të jenë kontejnerë.
“Nga 44 qendra të votimit qe zakonisht që është zhvilluar në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 e tutje, 8 prej tyre kanë konfirmuar se do t’i hapin ato. Sidoqoftë duke u bazuar në këtë rast edhe në vlerësimin e KKZ-së, edhe të organeve të sigurisë, është konstatuar se vetëm 6 ne lokacione te zakonshme dhe 13 qendra të votimit do të jenë qendra alternative apo në kontejnerë”, ka theksuar Elshani.