Zgjedhjet në veri të Kosovës, Daka jep këtë lajm

23:20 | 19 April 2019

Në veri të Kosovës do të ketë zgjedhje.

Kryetarja e Komisionit Qendëror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se buxheti I plaifikuar për zgjedhjet në veri të Kosovës është 471 euro.

Ajo ka dhënë të premtën një intervistë për RTK, ku ka konfirmuar se institucioni që drejton është gati për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat.

“KQZ është gati, plani operacional është aprovuar dhe deri më tash nuk ka asnjë pengesë. Buxheti është aprovuar, kosto e planifikuar do të jetë 471 mijë euro për dy raunde. Të gjitha përgatitjet janë duke shkuar në drejtimin e duhur”, ka thënë Daka.

Ajo ka kujtuar se për zgjedhjet në veri kanë aplikuar tri subjekte: PDK, lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

“Në këto zgjedhje nuk kemi kandidatë nga subjektet e tjera të qytetarëve serbë pos Listës serbe, kurse në zgjedhjet e tjera kemi pasur”, ka thënë ajo.

Daka ka theksuar se qytetarë me të drejtë vote në komunat e veriut janë rreth 52 mijë.

Komento: