Me 19 maj pritet që të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.
KQZ-ja miratoi dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve të këtyre zgjedhjeve.
KQZ-ja miratoi dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet e 19 majit në 4 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mledhje, KQZ mori disa vendime në kuadër të procesit të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet që do të mbahen në këto 4 komuna.
Në vazhdim të mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi njoftoi anëtarët e KQZ-së lidhur me ecurinë e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.
Ai bëri të ditur se është vazhduar me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konfom Planit Operacional të miratuar nga KQZ-ja.