Zgjedhjet në veri të Mitrovicës, fillon procesi

09:38 | 19 May 2019

Sot do të zhvillohet procesi i votimit në veri të Mitrovicës.

Të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto katër komuna ka angazhuar rreth 670 komisionarë. Ndërkaq, numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin votimin është rreth 500 vëzhgues.

Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale.

Komento: