Me 19 maj në Komunat Veriore do të mbahen zgjedhjet për kryetarë.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) të premten do të përcaktojë buxhetin për zgjedhjet në veri të vendit.
Kështu u vendos në mbledhjen e radhës së këtij institucioni. Komisioni gjithashtu ka vendosur që t’i rekomandojë SKQZ-së që të për shpalljen e konkursit për Drejtor të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se pozita për zv.kryeshef të SKQZ-së nuk është shpallë asnjëherë ani pse buxheti për shpalljen e kësaj pozite ekziston në KQZ.
“Tash një kohë të gjatë ne e kemi të lirë pozitën e zv.kryeshefit e cila zgjidhet nga KQZ dhe nuk është shpallë asnjëherë dhe ne kemi buxhet për të tashmë sa vite”.
Adnan Rrustemi, anëtarë i KQZ-së nga VV-ja, kërkoi që të ftohet ambasada britanike të përcjell këtë proces.
“Të ftohet ambasada britanik për të mbikëqyrur përzgjedhjet e anëtarëve të bordit të agjencive të pavarura”.
Kryetarja Daka tha se pikërisht ambasada britanike ka shprehë gatishmërinë që të përfshihet në përzgjedhjen e këtyre pozitave të larta.
“Jam e kontaktuar nga ambasada britanike dhe ata kanë shprehë gatishmëri të na ndihmojnë në përzgjedhjen e këtyre pozitave të larta dhe me lejen e KQZ unë zyrtarisht do i ftoj të jenë pjesë e këtij procesi”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konstatoi se Valmira Selmani duhet të shpallet u.d detyre e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, ku SKQZ do të obligohet për ta shpallur këtë pozitë”.
Daka tha se që 6 vjet ka pozita të lira, por që përsëritja e këtyre procedurave ka bërë që të zvarritje procesi i shpalljes së këtyre pozitave, raporton Ekonomia Online.
“Është urgjente të zgjidhen zyrtarët e lartë komunalë, këto pozita duhet të shpallen menjëherë pasi kanë implikim eventual në shumë çështje”.
“Qe 6 vite i kemi pozitat e lira dhe këto procedura janë kryer shumë moti dhe ka mbet vetëm akti final dhe me u shpallë”.
“Këto procedura më nuk nevojitet të përsëriten, kjo është vetëm një zhargitje, to procedura janë kryer moti dhe nuk ka nevojë me u përsëritë, ka mbet vetëm shpallje pozitave”.
Ndërsa Florian Dushi tha se KQZ-ja nuk duhet që asnjë moment të vetëm të mbetet pa kryeshef të SKQZ-së.
“Ky institucion pa asnjë orë të vetme nuk guxon më qëndruar pa kryeshef dhe faji është vet tek ne KQZ-ja e sidomos tash në kohë zgjedhjesh duhet ta caktojë një u.d detyre të kryeshëfit të SKQZ-së. Nuk ka nevojë askush me u tremb nga një vendim i tillë por institucioni nuk duhet me mbet pa u.d detyre të kryeshefit”