Publikohen rezultatet e para.
Presidentja aktuale e Koracisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, është duke pësuar humbje sipas rezultateve aktuale.
Në orën 19:00, qendrat e votimit u mbyllën në mbarë Kroacinë dhe u publikuan rezultatet e sondazheve të daljeve.
Të dhënat e para zyrtare të KSHZ-së do të fillojnë të publikohen më vonë.
Sipas rezultateve të sondazhit të daljes, në zgjedhjet për të parin e shtetit prin Zoran Milanoviq me 28,69 % të votave të fituara, pasuar nga presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq me 25,63 %, Miroslav Shkoro 24,26 %, Mislav Kolakushiq 6,23 %, Dario Juriçan 4,77 %, Dalia Oreshkoviq 3,39 %, Ivan Pernar 2,78 %, Katarina Peoviq 1,11 %, Dejan Kovaç 1,07 %, Nedelko Babiq 0,45 % dhe Anto Xhapiq me 0,37 %.