Duket se opozita ka bërë zgjerimin e hartës së bllokimit të rrugëve.
Në orën 18.00, opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, si personi përgjegjës, sipas saj, për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës.
Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit. Gjithashtu, protesta nuk do të zgjasë më 1 orë, por do të vazhdojë për 2 orë.
Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje të Rrugës së Kombit.
Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik
Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos
Qarku Durrës- Plepa, në hyrje të Autostradës
Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
Qarku Korçë – Hyrja, rruga nacionale e Korçës
Qarku Gjirokastër- kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelene – Gjirokastër
Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar
Qarku Berat në Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore
Qarku Vlorë- Hyrja e superstradës Vlorë- Levan