Zgjidhet dilema, De Ligt po i bashkohet gjigantit evropian

17:43 | 27 Shkurt 2019

Lojtari holandez, Matthijs De Ligt po konsiderohet ndër talentët më të ndritur në botë.

Qëndërmbrojtës aktualisht luan për ekipin holandez Ajax, por ka qenë një objektiv i disa klubeve të mëdha evropiane.

Manchester United, Arsenal, Barcelona, Juventus dhe PSG janë në kërkim të lojtarit holandez, por në fund në garë ishte futur edhe Juventus.

Megjithatë, sipas asaj që është raportuar nga Mundo Deportivo, Juventusi mund të ketë arsye për shqetësim, përcjell ORAinfo.

Gazeta spanjolle raporton se në javët në vijnë, agjenti i De Ligt, Mino Raiola do të arrijë në Barcelonë për të diskutuar me klubin rreth mundësisë së transferimit të tij në Camp Nou.

Juventusi thuhet se ka një kontratë të gatshme për De Ligt, përmes të cilit lojtari holandez do të fitonte 6 deri 7 milionë euro çdo sezon në Torino. /ORAinfo/

Komento: