Zgjidhet dilema, Modric tregon ekipin ku do të pensionohet

08:51 | 22 Shkurt 2019

Ylli i Kroacisë, Luka Modric nuk do të largohet nga Real Madrid.

‘Marca’ shkruan se 33 vjeçari ka arritur marrëveshje me ‘Los Blancos’ për vazhdimin e kontratës deri pas sezonit 2020/2021, përcjell lajmi.

Fituesi i Topit të Artë ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madrid, ku destinacioni i tij i radhës mendohej të ishte Italia, ku kërkohej nga Inter.

Me këtë marrëveshje, Real Madrid do të mbetet skuadra e fundit e Modricit, dhe pas përfundimit të kësaj kontrate, ai do të pensionohej, dhe mosha e tij do të jetë 36 vjeçare.

Komento: