José Mourinho është lidhur me një rikthim në Inter në afatin e verës.
Special One ka kujtime të shkëlqyeshme të kohës së tij në Itali dhe e njëjta gjë vlen edhe për tifozët e Interit që fituan tre tituj nënë drejtimin e tij gjatë vitit 2010.
Mourinho ka folur për planet e tij për të ardhmen në The Telegraph dhe ka pranuar se nuk dëshiron “konflikte” në punën e tij të ardhshme. Dhe në Inter, ai kurrë nuk i kishte ato probleme, përcjell ORAinfo.
“Puna ime e ardhshme do të jetë në një klub me strukturën e duhur, nuk dua konflikte”, tha Special One.
A është ai duke biseduar me Interin, Mourinho ka thënë se për këtë gjë koha do të tregojë. /ORAinfo/