Zgjidhet kryesuesi i ri, Lladrovci: Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit

14:40 | 13 Shtator 2024
zgjidhet-kryesuesi-i-ri,-lladrovci:-dite-e-mire-ne-kuvendin-e-drenasit

Sot është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit të Drenasit, Bekim Lestrani, me këtë rast kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar rëndësinë e këtij akti.

“Pengesat disa mujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer”, ka shkruar ai.

Postimi kryetarit Lladrovci:

Ditë e mirë në Kuvendin e Drenasit

Pas një procesi zgjedhor në pajtim me ligjin, me 17 vota nga 31 asamblistët e Kuvendit të Drenasit, është zgjedhur kryesuesi i ri i Kuvendit, Bekim Lestrani.

Bekimit i uroj punë të mbarë dhe ofroj bashkëpunim të plotë si kryetar dhe qeverisje ekzekutive.

Pengesat disa mujore për funksionimin e Kuvendit u hoqën, vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer në komunën me qytetarët e shkëlqyer!

Komento: