Jules Kounde ka folur në lidhje me vendimin e tij për të ardhmen.
Gjatë kësaj verë Kounde kaloi nga Sevilla drejt Barcelonës.
Përveç ekipit katalanas, francezi u kërkua me ngulm edhe Chelsea.
Më pas u raportua se mbrojtësi do kalonte në ‘Stamford Bridge’, por ai zgjodhi ‘Camp Nou’.
E, së fundmi në një intervistë për ‘L`Equipe’ ka treguar se sistemi i lojës dhe biseda me Xavi Hernandez ka bërë që ai të kaloi te Barça.
“Xavi më pa në këtë sistem dhe unë gjithashtu e pashë veten në këtë ekip, të cilin e pashë të ngrihej në një mënyrë mjaft të çmendur në klasifikim. Me Sevillan i morëm pesëmbëdhjetë pikë në mes të sezonit dhe Barça, me Xavi, pati një pjesë të dytë të shkëlqyer. E kam parë shumë duke luajtur, kam parë ndryshimet që ka bërë dhe në çfarë drejtimi po shkonte, më pëlqeu. Unë fola me Tuchel dhe ndjeva gjithashtu se ai donte të më bënte të vija, por thjesht preferova fjalimin e Xavi”.
Kounde me transferimin në ‘Camp Nou’ është bërë një lojtar i rëndësishëm për lojën e trajnerit katalanas.