Zhade një nënë e përkushtuar, na njofton me fëmijët e saj

15:30 | 05 March 2019

Të gjithë e njohin me emrin Zhade.

Është ky roli që e ka bërë të njohur edhe në shumë vende të tjera, që nga viti 2001, kur nisi të transmetohej filmi serial “O Clone”.

Megjithatë në vendin e saj Giovanna Antonelli njihet për shumë role të tjera dhe angazhime televizive.

Giovanna është vajza e një këngëtari opere, Hilton Prado dhe një balerine italiane, Suely Antonelli. E rritur në një mjedis si ky, ajo ka qenë që herët e përfshirë në aktivitete artistike ku edhe u dallua talenti i saj.

Giovanna është nënë e tre fëmijëve, një djali, me aktorin që interpreton Lucas-in në filmin Kloni dhe dy vajzave binjake, Antonia dhe Sophia me bashkëshortin e saj, Leonardo Nogueira.

Historia me Murilo Benicio-n zgjati rreth pesë vjet. Ajo e deklaroi në një konferencë për shtyp që priste një fëmijë me partnerin e saj dhe djali, Pietro, lindi në vitin 2005.

Dy vjet më vonë çifti do të ndahej, ndërsa kujtojmë që në vitin 1997 Antonelli ishte martuar me publicistin Ricardo Medina që e njihte që kur ishte gjimnaziste, por kjo martesë do të përfundonte në divorc katër vjet më vonë.

Aktualisht, Giovanna është e martuar me Leonardon dhe në vitin 2010 u bënë prindër të dy binjakeve, Antonia dhe Sophia.

Ndryshe nga djali, vajzat kanë të njëjtat ngjyra dhe tipare latine si e ëma, me të cilat ajo bëri jo vetëm Lucas-in, por gjithë botën të dashurohej pas saj!

Komento: