Zhbërja e Kuvendit, kjo është përgjigjeja nga AAK-ja

18:44 | 02 August 2019

Të hënën do të mbahet një seancë e rëndësishme.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri tha se të gjitha partitë politike të Kosovës janë për opsionin e vet shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

“Kjo do të na çojë më shpejt në ditën e zgjedhjeve, ne jemi në njëfarë fushate. Kush e ka besimin le t’i fitojë zgjedhjet”, tha Tahiri sot në emisionin RTK.

Sipas tij AAK-ja do të hyjë vet në zgjedhje. “Ne jemi shumë mirë, dhe kemi shumë arsyeje për të marrë besimin”, tha ai. Tahiri bëri me dije se në partitë mënojën të shkojnë vetëm në zgjedhje, pasi që do të kemi edhe më shumë sukses. Sipas tij AAK-ja do të garojë për të fituar. “Ne garojmë për të fituar zgjedhjet”, pohoi ai.

Për dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga pozita e kryeministrit, Tahiri vlerësoi se ai nuk ka dhënë dorëheqje për kalkulime politike.

Komento: