Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

17:36 | 28 Korrik 2020

Kuçi thotë se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit.

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit.

“Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës”, ka shkruar Kuçi.

Kuçi ka kërkuar nga punëtorët e kësaj ndërmarrje të punojnë sepse llogaritë do t’i kthehen nga nesër normalitetit.

“Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë. U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”, ka shkruar ministri

Komento: